Ademi: Qasja e PDSH-së në dëm të Diasporës
Pas akuzave të shumta të PDSH-se ne drejtim te BDI-së, kjo e fundit iu eshte kundërpërgjigjur publikisht.....

Pas akuzave të shumta të PDSH-se ne drejtim te BDI-së, kjo e fundit iu eshte kundërpërgjigjur publikisht.
Sipas BDI-së, vota e permbajtur e PDSH-se ne Komisionin Shtetrore Zgjedhore legalizoi 450 votues te Pustecit dhe shkon drejperdrejt ne dem te diaspores shqiptare dhe zgjedhjes se deputetit shqiptare ndersa akuzat e kesaj partie nuk e defokusojne aspak opinionin shqiptar për të kërkuar përgjigjet nga ta.
“Në vazhdën e aleancave të dyshimta, bërë pas kulisash, PDSH dhe Menduh Thaçi zgjodhën për faqe të zezë të rrezikojnë edhe një tjetër proces gjithëshqiptar. Duke votuar “e përmbajtur” në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kjo parti na tha hapur se, për shqiptarët në Maqedoni, jo e jo, por nuk i bëhet vonë as për dhjetëra mijëra mërgimtarë shqiptarë. Vota “e përmbajtur” e saj, që është në fakt një “PO” për ruajtjen e biznesit personal dhe një “JO” për shqiptarët, legalizoi mbi 450 votues të Pustecit, që në zgjedhjet e 27 prillit do të votojnë kundër deputetit të mërgatës shqiptare” – tha Abdylaqim Ademi-BDI.
Nga BDI kërkojnë publikisht përgjigje nga PDSH-ja dhe Lideri i saj Thaci, nëse kjo votë në KSHZ është njëlloj si dhe kandidimi për president, pjesë e marrëveshjes për “Interpromet”-in?
"PDSH mund të bëjë kurban Iljaz Halimin dhe cilin do zyrtar të saj që pranon të jetë i tillë, por nuk guxon, sepse do të rëndohet rëndë, të flijojë interesat kombëtare të një mërgate të tërë shqiptarësh, për interesat biznesore të Menduh Thaçit. Për të mos u mjaftuar me kaq, sikur turpi të mos kishte kufi, kreu i PDSH-së do të dilte në një konferencë për shtyp, për t’u treguar publikisht shqiptarëve se, ç’është në gjendje të bëjë për të ruajtur bizneset e tij. E duke iu vërsulur gazetarit shqiptar, e gjithë bota pa dhe u bind edhe një herë se, deri ku mund të arrijë gatishmëria e tij, kur gjërat s’i shkojnë mbarë, për të dhunuar demokracinë dhe mediat” – tha Abdylaqim Ademi-BDI.
Nga BDI-ja gjithashu i kane kerkuar llogari liderit te PDSH-se nese eshte e verrtete se rreth 70% e pronës shtetërore që kishte dikur Tetova, sot është pronë e familjes se tij. (SANJE KASAMI, TVM2)
