Botë

Thaçi: Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi punë e kryer

24.05.2016 12:37

Demarkaconi Kosovë-Mali i Zi është punë e kryer, sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi...

Ai ka deklaruar se Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë çështje të hapura. 
 
"Përmbyllja sa më e shpejtë e çështjes së demarkacionit është në interesin e dy shteteve", është shprehur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
 
Njëkohësisht ministri kosovar i eurointegrimeve, Bekim Çollaku porositi se marrëveshja për demarkacionin duhet të ratifikohet në Parlament më së voni deri në fund të qershorit ose fillim të korrikut.
 
Sipas tij demarkacioni ka qenë kërkesë nga fillimi i procesit për liberalizimin e vizave dhe nuk është asgjë e re, siç konsiderojnë disa palë të kyçura në këtë proces.