Maqedoni

Mot i vranët, pasdite me shi

24.05.2016 09:08

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare, pasdite me reshje lokale të shiut dhe me paraqitje të bubullimave të rralla...

Do të fryejë erë e kohëpaskohshme e përforcuar mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, e cila do të arrijë shpejtësi prej mbi 70 km/orë, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej gjashtë deri 11, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 25 gradë.
 
Në Shkup, mot i ngjashëm, me temperaturë mëngjesi deri shtatë dhe me ditore deri 23 gradë.
 
Edhe të mërkurën në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryejë erë e përforcuar mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej katër deri 12, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 24 gradë.
 
Në enjten në pjesën më të madhe të vendit do të mbisundojë mot më stabil dhe më i ngrohtë, ndërsa në pjesët lindore është e mundur paraqitje e izoluar e reshjeve të shkurta të shiut./Mia