Maqedoni

Ministri polak i Punëve të Brendshme për vizitë në Maqedoni

24.05.2016 09:30

Një delegacion i Polonisë i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Mariush Blashçek sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni...

Gjatë vizitës ministri Blashçek do të takohet me kolegun e tij nga Maqedonia, Mitko Çavkov, ndërsa parashikohet që të mbahet edhe mbledhje mes dy delegacioneve.
 
Delegacioni i Polonisë pasdite do ta vizitojë edhe qendrën e pranimit "Vinojug", ku do të realizojë takim me komandantin e kontingjentit polak./Mia