Ftohet presidenti i FYROM-it, Ivanov proteston, shkruan emrin Maqedoni në ftesë

24.05.2016 13:04

Referenca fyrom ka shkaktuar një skandal në turqi dje , gjatë mbajtjes së mbrëmjes gala në kuadër të samitit humanitar të Stambollit....

Presidenti Ivanov ishte I ftuar në këtë mbrëmje si të gjithë presidentët dhe burrshtetasit e tjerë pjesmarrës, por emri i vendit i shkruar në ftesë ka ngjallur pakënaqësinë e tij

Ai ishte I ftuar si presidenti I FYROM,  dhe pikërisht  referenca IRJM në ftesën e mbrëmjes dhe gjatë gjithë mbajtjes së samitit,  ka nxitur pakënaqësi tek Ivanov dhe ai është përkujdesur që nikoqirët ta mësojnë “si duhet” emrin e vendit të cilin e përfaqëson.

Presidenti Ivanov personalisht e ka fshirë referencën IRJM, duke lënë vetëm emrin  Maqedoni, dhe pastaj e ka vendosur nënshkrimin e tij. Për shkak të kontestit me Greqinë, Maqedonia njihet ne referencën FYROM nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.