Marrëdhënia mes feve, Papa Françesku takon kryeimamin e Egjiptit
Pesë vite pas dështimit të bisedimeve të para, Vatikani po bën përpjekje për pajtim me autoritetet fetare të Egjiptit...

Me qëllim rivendosjen e marrëdhënieve mes dy besimeve, Papa Francesku u takua me krye imamin Ahmed Al Tayeb, kreu i autoritetit më të rëndësishëm fetar në Egjipt “Al-Azhar”.
“Al Azhar” i ndëpreu marrdhëniet me Vatikanin në vitin 2011 për shkak të asaj që ata e quajtën ofendim ndaj islamit nga ana e parardhësit të Bergolios, Papa Benediktit.
Vendimi aso kohe erdhi pasi Benedikti e cilësoi një strategji dhune me krishterët në shenjestër, një sulm me bombë në një kishë që shkaktoi 23 të vdekur në zonën e Aleksandrisë.
Papa Francesku që në momentin kur u zgjodh në vitin 2013, ka kërkuar të afrojë fetë me njëra -tjetrën, dhe këtë e bëri edhe në takimin me klerikun mysliman, duke vlerësuar institucionin më të rëndësishëm fetar në Egjipt.
Në këtë takim u diskutuan problemet e dhunës dhe terrorizmit në Lindjen e Mesme, ku u përfshi edhe situata e të krishterëve dhe mënyrën se si mund të mbrohen ata nga ana e autoriteteve. Më pas papa Francesku i dorëzoi kryeimamit një medalje që simbolizon paqen.
Vitin e shkuar Bergolio kërkoi që t’i jepej fund genocidit ndaj të krishterëve në Lindjen e Mesme, por shtoi se është e gabuar që të vendosësh në të njëjtën anë të medaljes islamin dhe dhunën.
Të krishterët përbëjnë rreth 10% të popullsisë së Egjiptit që kryesisht i përket besimit mysliman.
