PDSH-BDI

PDSH nuk përgjigjet, shtron pyetje

22.03.2014 20:45

PDSH me kete rast nuk u përgjigj pse votoi e përmbajtur, por i shtroi nje sere pyetjesh kryetarit te BDI-se.......

Partia DemokratikeShqiptarekareaguarndaj akuzave të sotshme të BDI-së për votimin e përmbajtur' të kësaj partie në KSHZ. PDSH me kete rast nuk  u përgjigj pse votoi e përmbajtur, por i shtroi nje sere pyetjesh kryetarit te BDI-se.

“Ali Ahmeti dhe tajfa e tij duhet ti përgjigjen disa pyetjeve që parashtrojnë shqiptarët:Pse nuk i përgjigjesh shoqatës së shqiptarëve në Zvicër “Sali Ceku” e cila me dokument, e zeza në të bardhë, vërtetojnë se ti Ali Ahmeti ke qenë bashkëpunëtorë i UDB-së?Pse nuk i përgjigjesh pyetjeve të parashtruara nga vëlla i Komandat Kumanovës, Murat Jashari që të akuzon për tradhti kombëtare, vrasjen e ushtarëve shqiptarë në luftën e Kosovës dhe vjedhjen e fondeve të diasporës shqiptare?Prej nga krijove ti Ali dhe vëllai yt mijëra copa dhensh, gurore dhe biznese tjera të ndyra, në kurriz të të drejtave të shqiptarëve?O Ali, çka bëjmë me “Car Dushanin” në Shkup? Kush e vendosi dhe pse nuk e largove?Pse nuk përgjigjesh për korrupsionet e dokumentuara të tajfës tënde?Pse ishe kundër që shqiponja të jetë përkrah emrit të kandidatit të vetëm shqiptar në këto zgjedhje presidenciale?” – deklaroi ImerAliu-PDSH.

Ai tha se Ahmeti nuk mund teju shmanget këtyre pyetjeve dhe se do të jep llogari pas 27 prillit kur “do të humb zgjedhjet”, por njëkohësisht duke iu shmangur vet pyetjes “Pse PDSH votoi e përmbajur në KSHZ? ‘ ose pyetjeve rreth lidhshmërisë së firmës "Interpromet" me liderin e PDSH, Menduh Thaçi? (FLORIJE KAMBERI, TVM2)