Maqedoni

Të dyshuarit e rastit “TNT”, gjykata nuk ua merr pasaportat

23.05.2016 19:07

Në Gjykatën Themelore Shkupi-1 janë në marr pyetje katër të dyshuar të rastit të Prokurorisë Speciale Publike “TNT” i cili ka të bëjë me rrënimin e ndërtesës “Cosmos” të biznesmenit Fijat Canovski...

I dyshuari i parë, inspektorja ndërtimtore në Komunën e Gazi Babës dhe tre anëtarë të tjerë të Komisionit për kryerjen e prokurimit publik dhanë dëshmit e tyre dhe Gjykata Penale vendosi të mos ua merr pasaportën katër të dyshuarve ashtu siç kërkoi Prokuroria Speciale Publike.
 
“Në lidhje me rastin në opinion i njohur si ‘TNT’, gjykatësi i procedurës paraprake pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit dhe dëgjimit të katër të dyshuarve, ka sjellë vendimin me të cilin refuzon propozimin e Prokurorisë për ndjekje të veprave penale që dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve (PSP) për caktimin e masës- sigurimin e prezencës, marrjen e përkohshme e dokumentacionit për udhëtim dhe obligim që e dyshuara të paraqitet tek person zyrtarë ose organ kompetent shtetërorë”, kanë informuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1. 
 
Rasti “TNT” u hap  më 21 prill të këtij viti nga Prokuroria Publike Speciale , dhe i njëjti ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Cosomos” të biznesmenit dhe kryetarit të partisë për Ardhmëri Evropiane Fijat Canovski.
 
Prokuroria Speciale atëherë bëri të ditur se “porositësit” e rrënimit të këtij objekti janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ndërsa theksuan se motivet për këtë kanë qenë “hakëmarrëse”, respektivisht arsyja e vërtet sipas PSP-së ka qenë largimi i Canovskit nga koalicioni qeverisës me VMRO-DMPNE-në dhe bashkangjitja e tij me LSDM- në opozitare. I dyshuar në këtë rast është dhe kryetari aktual i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski.
 
Prokuroria Speciale Publike e akuzon atë se  ka bërë vepër penale, dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gruevski, Janakievski dhe Trajkovski nuk ndiqen penalisht për këtë rastë sepse ata u aboluan nga presidenti Ivanov më 12 prill.
 
REXHEP QAMILI