Brazil, përgjimet detyrojnë ministrin të tërhiqet

24.05.2016 13:53

Ministri Brazilian i energjitikës, Romero Juca ka vendosur të tërhiqet për shkak të një skandali politik që është bërë public ditët e fundit...

Juca, aleat i ngushtë  i presidentit në detyrë Michel Temer, në një audio përgjim, flet për një plan për të penguar hetimin më të madh për korrupsion që është bërë ndonjëherë në vend.

Në përgjimin e transkriptuar nga një gazetë, ai shfaqet duke folur për ndalimin e hetimit ndaj gjigandit të naftës Petrobras, ku është përfshirë edhe presidentja tashmë e pezulluar, Dilma Rusef. 

Juca thotë se, komentet e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit madje sipas tij,  përgjimet provojnë se procesi hetimor është një “grusht politik” që synon mbrojtjen e figurave të vjetra politike të përfshira në skandalin e Petrobras.

Ish presidentja Rusef akuzohet se ka manipuluar shifrat e buxhetit në prag të rizgjedhjes, në vitin 2014, dhe pritet të gjykohet në Senat në muajt e ardhshëm. 

REJHANE BUSHI METAJ