Botë

Jemen, bombë pranë universitetit, 2 të vdekur

24.05.2016 14:01

Të paktën dy persona janë vrarë pas shpërthimit të një bombe afër universitetit të qytetit Sana’a në Jemen...

Shpërthimi ndodhi gjatë një ngjarje për shënimin e unifikimit të vendit, duke shtuar se numri i të vdekurve pritet të rritet.
 
Kjo ngjarje u organizua nga Houthis, të cilët e kanë kontrolluar Sanna që nga shtatori i vitit 2014, përkundër një intervenimi ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite për 14 muaj në përkrahje të presidentit Abedrabbo Mansour Handi.
 
Houthis ishin duke e shënuar 22 Majin e vitit 1990 të unifikimit të Jemenit pas ndarjes shekullore në mes të veriut dhe jugut, ku udhëheqja e kolonisë britanike u ndjek nga një regjim komunist i përkrahur nga sovjetët.
 
REJHANE BUSHI METAJ