Çavkov arsyeton emrimin e Anteskit, Dimovski ishte emruar në mënyrë joligjore
Primisllav Dimovski në pozitën e kryeshefit të njesitit special Alfa ishte emëruar në mënyrë joligjore...

Primisllav Dimovski në pozitën e kryeshefit të njesitit special Alfa ishte emëruar në mënyrë joligjore pasi është avancuar për shtatë nivele, deklaron minsitri i punëve të brendëshme Mitko Çavkov duke arsyetuar shkarkimin e Dimovskit dhe emërimin në këtë detyrë të Ivica Anteskit, i dyshuari i prokurorisë speciale, në rastin Tortura dhe një nga personat që ka përfituar nga falja presidenciale.
Çavkov thot se kareaguar në kontinuitet në mënyrë institucionale duke dërguar padi në gjyqin administrativ si dhe ka infromuar publikun për aktivitetet joligjore të realizuara në këtë institucion nga ish minsitri Oliver Spasovski.
“Unë vetëm realizova vendimin e Qeverisë e cila tregon qartë se këto vendime eliminohen nga rruga e drejtë. Angazhimi i Dimovskit në kuadër të PSP-së absolutisht nuk vendoset në pikpyetje, mund ti kenë në dispozicion njohuritë e tij teorike dhe përvojën praktike por jo në pozitën e e shefit të njesitit special Alfa sepse vendimi i emërimit të tij ka qenë joligjor. Të gjithë duhet ta respektojmë prezumimin e pafajsësisë kjo ska të bëj me vendimin e marrë, ky është vetëm vendim i qeverisë për kthimin e gjendjes së mëparshme dhe të drejtë” – deklaroi ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov.
Ditë më parë nga prokuroria speciale thanë se kryeshefi i shkakruar I njësitit Alfa, Dimoski ishte i angazhuar si hetues në Prokurorinë Speciale Publike, dhe ministri Çavkov me shkarkimin e tij, ka shkelur ligjin për procedurë penale, pasi nuk ka konsultuar paraprakisht prokurorinë Speciale.
Prononcimin për ndrrimin e kryeshefit të njësitit Alfa minsirtri Çavkov i bëri në pres konferencën për shtyp pas takimit të realizuar me Ministrin e brendhsëm të Polonisë Mariush Blashak.
Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi në mes Maqedonisë dhe vendeve anëtare të Vishegradit, në këtë rast edhe me Poloninë, në sferën e sigurisë, me theks të veçantë krizën e refugjatëve dhe aktivitetet e përbashkëta për tejkalimin e saj. (Leunora Kaliqi, TVM2)
