Maqedoni

Lëvizja “BESA”, departamente për të monitoruar punën e qeverisë

24.05.2016 14:44

Lëvizja “Besa” ka krijuar departamente të vecanta përmes të cilave do të monitorojnë punën e sektorëve të vecantë qeveritarë...

Sipas Besës, këto departamente do të ofrojnë në të njejtën kohë edhe zgjidhje adekuate për qytetarët, nga sfera sociale, ekonomike, arsimore, kulturore etj, që më pas do të bëhen edhe pjesë e platformës “Ridefinimi” të Besës.
 
Kreu I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se në krye të departamenteve që përkojnë me ministri të caktuara të qeverisë, janë zgjedhur profesionistë të fushave përkatëse, shumë prej të cilëve profesorë universitarë apo me përvojë në sferën e caktuar .
 
“Konsiderojmë se në këtë situatë vetëm profesionistë të dëshmuar, siç i kemi përzgjedhur në krye të departamenteve dhe pjesëtarët e tyre, mund ta realizojnë punën e tyre denjësisht. Andaj në kuadër të këtyre departamenteve do të funksionojnë edhe ekipe të specializuara që do të merren me hulumtime e analiza, të cilat më pas do të kanalizohen më zgjidhje konkrete dhe do të përfshihen në platformën e përgjithshme të BESËS “Ridefinimi”:
 
Këto do të jenë drejtorët e departamenteve në Lëvizjen BESA:
 
Afrim Murseli – Departamenti i Punëve të Brendshme, i diplomuar për mbrojtje dhe siguri
Ali Maksuti – Departamenti i Ekonomisë, doktor i shkencave të ekonomisë 
Blerim Sejdiu – Departamenti i Drejtësisë, jurist me shumë përvojë në çështjet juridike
Faton Saiti – Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, i diplomuar për punë dhe politikë sociale
Rexhep Memedi – Departamenti i Shëndetësisë, specialist i pediatrisë në Klinikën e Shkupit
Hatije Etemi – Departamenti i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, profesoreshë dhe aktiviste e sektorit civil
Mesud Rushiti – Departamenti i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, ekspert i çështjeve bujqësore
Melinda Rashidi – Departamenti i Kulturës dhe Çështje Fetare, me profesion arsimtare, por me vokacion jeta kulturore 
Ali Ismaili – Departamenti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Shtetërore, ekspert në sferën e informatikës
Isak Tusha – Departamenti i Mbrojtjes, ushtarak i lartë i ish - UÇK-së
Besar Berisha – Departamenti i Qeverisjes Lokale, magjistër i shkencave ekonomike 
Kastriot Rexhepi – Departamenti i Punëve të Jashtme, me shumë përvojë në diplomaci si asistent i shumë diplomatëve në vend
Lulzim Aliu – Departamenti i Arsimit, Shkencës, Rinisë dhe Sportit, doktor i shkencave filologjike dhe pedagog në universitetin e Shkupit 
Selatin Jusufi – Departamenti i Transportit dhe Lidhjeve, njohës i mirë i rrethanave të kësaj sfere
Afrim Alili – Departamenti i Financave, doktor i shkencave të ekonomisë dhe pedagog në Universitetin e Tetovës”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes “BESA”.