Maqedoni

"Maqedonia në nder të Shën Kirilit", lutje pran varrit të Shën Kirilit në Romë

24.05.2016 14:57

Në ceremoninë në kuadër të manifestimit "Maqedonia në nder të Shën Cirilit", në bazilikën "San Klemente" në Romë pran varrit të Shën Kirilit...

Në ceremoninë në kuadër të manifestimit "Maqedonia në nder të Shën Cirilit", në bazilikën "San Klemente" në Romë pran varrit të Shën Kirilit, u organizuan lutje, me të cilën kryesoi mitropoliti Tiomotej.  
 
Në ceremoni mori pjesë një delegacion i Maqedonisë i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, i cili nga roma apeloi për bashkim të popullit të Maqedonisë për Maqedoninë. 
 
“Mesazhi kryesor është se duhet të ketë bashkim të popullit të Maqedonisë për Maqedoninë, sepse këtë e meritojnë edhe paraardhësit dhe pasardhësit dhe ardhmëria dhe e kaluara. Gjithçka të bashkohet në një dhe bashkimi të japë kontribut për ardhmërinë e fëmijëve tanë, të Maqedonisë dhe popullit të saj”, shprehet kryetari i kuvnedit të RM-së, Trajko Veljanovski.
 
Manifestimi filloi me ekspozitën e mbrëmshme ku u prezentuan 38 artefakte me personalitetin dhe krijimtarinë e shën Kirilit dhe Metodit, ku nishte e pranishme edhe Ministreja e Kulturës Elizabeta Kanceska Mileska.
 
“Historia vërteton se Maqedonia qysh prej shekullit 9, i ka dhënë një shembull Europës se kultura e vjetër mesdhetare dhe qytetërimi mundet që njohuritë e akumuluara të saj ti bartë përmes hapësirave të mëdha në kontinente”, shprehet ministrja e kulturës Elizabeta Kanceska Mileska.
 
Këtë vit Maqedonia për të 48- ën herë me rradhë nderon iluministët mbarësllovenë Kirilin dhe Metodin.  
 
Kjo ditë për herë të parë në Maqedoni është shënuar në vitin 1860 më 24 maj në Kishën e Shën Marisë dhe njëkohësisht kjo datë ka shërbyer për të shënuar fillimin e misionit të Moravës.
 
Pritja tradicionale e delegacionit të Maqedonisë në Vatikan në kuadër të këtij manifestimi këtë vit është mbajtur më 16 maj për shkak të obligimneve tjera të papa Françeskut.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI