Kulturë

Festivali i filmit “Watch Out” për 3 ditë në Tetovë shfaqen 240 filma nga 42 shtete

24.05.2016 15:10

Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Watch Out “, prej sot deri më 27 maj, do të mbledhë në Tetovë aktorë, regjisorë, producentë, skenaristë dhe adhurues të kinematografisë, që do të mund të shohin 240 filma nga 42 shtetet e botës...

Organizatorët e festivalit thonë se nga viti në vit vërehet shtim i interesimit të krijuesve filmikë, për të marrë pjesë në këtë festival.

Festivali organizohet nga qendra  LOJA dhe sivjet mbështetet nga  Instuti “Gëte”  në Shkup ,  ambasada e shteteve të bashkuara të Amerikës në Maqedoni dhe nga organizata Gjermane “Kurve Wudsrod “ .

“Festivali, në këtë  vit të pestë ,  ka një rritje të  jashtëzakonshme në cilësi në radhë të parë,  por edhe rritje të interesit të atyre që aplikojnë .Për ne ky fakt ëhstë  një indikator se Tetova,  edhe pse e anashkaluar dhe ëhstë lënë  pas dore , megjithatë dëshmon se mund të shndërrohet në një pikë referimi të një oferte gjithmonë kualitative, për atë pikë që ne besojmë se Tetova ka nevojë dhe e cila I mungon. Me festivalin ne punojmë në mobilitetin e të rinjve , një problem që është jashtë zakonisht I theksuar,  në  festival  ne mundohemi të ndikojmë në mobilitetin e të rinjve,  të punojmë në decentralizimin e kulturës dhe ajo që është më rëndësi , ofrojmë mundësi dhe ofertë kualitative jo vetëm për filmdashësit e Tetovës” – tha  Bujar Luma nga qendra “ Loja”.

Filmat e këtij festivali shfaqen në ambient të hapur , më saktë në amfiteatrin e Shtëpisë Memoriale të ish  partisë komunistë në Tetovë.

Organizatorët edhe sivjet e realizuan festivalin me mbështetje të donatorëve të huaj, pasi as pushteti qëndror e as ai lokal, nuk treguan interes për ta mbështetur financiarisht. Organizatorët e  këtij festivali të rëndëishëm të filmit, kërkojnë që në të ardhmen të rritet bashkëpunim mes institucioneve dhe shoqërisë  civile. (Visar Sadiki, TVM2)