Basketboll
Toronto befason sërish, barazon në ndaj Cleveland
24.05.2016 15:39
Faktori fushë po ndikon në finalet e play off-it të Konferencës së Lindjes...
Pas dy fitoreve që Cleveland arriti në fushën e saj në dy finalet e para ka ardhur reagimi i Torontos, që fitoi dy ndeshjet e tjera.
Kanadezët fituan mbrëmë 105-99 ndaj Cavaliers në finalen e katërt të luajtur mbrëmë në Toronto, duke barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve.
Një ndeshje me rivalitet dhe emocione edhe pse loja e skuadrave ishte me luhatje.
Lowry dhe DeRozan realizuan së bashku 67 pikë (35 për të parin dhe 32 për të dytin), një dyshe që sërish bëri diferencën në parket, duke i dhuruar fitoren skuadrës kanadeze.
Për Cavaliers nuk mjaftuan 29 pikët e James dhe 26 të Irving, që edhe pse tentuan të fitojnë nuk ia dolën dot mbanë.
Vendasit u treguan më të kujdesshëm nën tabelë në momentet e fundit, duke e merituar fitoren.
Ndeshja e radhës luhet në Cleveland, që ka pësuar dy humbjet e para në këtë play off.