Ruzhin: Maqedonia ka hyrë në rrugë të gabuar; Azemi: Nga një problem lokal, Maqedonia mund të jetë problem rajonal
Kritikat e ashpra të cilat dje u përcollën nga Këshilli i Ministrave të BE për Maqedoninë, flasin për një kriz politike serioze në vend, vlerësojnë analistët politik...

Kjo dëshmohet edhe nga fakti se Maqedonia u gjet në mesin e vendeve me probleme serioze, në rendin e ditës së mbleshjes së Këshillit.
“Maqedonia u gjet në pjesën e pikave kritike në rendin e ditës në takimin e Këshillit të Ministrave, për të cilën nuk mund të lavdërohemi sepse kjo shenjë tregon se Maqedonia ka hyrë në vendet me proces të ulët demokratik dhe politik sa i përket qasjen në BE dhe në anën tjetër, një vërejtje e madhe se Maqedonia ka hyrë në rrugë të gabuar. Praktikisht evropjanët thonë: - Ndizni dritat e gjelbërta, në të kundërtën do të humbni përkrahjen e BE-së dhe NATO-s.” – tha analisti politik, Nano Ruzhin.
Kriza politike mund të përfundojë vetëm përmes unifikimit të diplomacisë evropjane dhe amerikane sepse ndryshe, faktorët vendor keqpërdor diplomacisë evropjane dhe kjo shtyen nevojën për një presion më të madh, thekson publicist, Emin Azemi.
“Gjithmonë në Maqedonia janë dërguar emisar, pra nuk ka qenë Brukseli i angazhuar me kapacitet të plotë për t’a mbyll problemin në Maqedoni i cili tani po shihet se po del nga kontrolli dhe nga një problem lokjal mund të jetë edhe problem rajonal, aq më tepër kur tani po shohim edhe involvimin e diplomacisë ruse. Mendoj që diplomacia e Brukselit do të ishte e pafuqishme pa ndihmën e diplomacisë së Washington në zgjidhjen e problemeve të Maqedonisë, kur dihet se diplomacia amerikane është treguar shumë e fuqishme në Ballkan” – deklaroi publicisti, Emin Azemi.
Deklaratat e djeshme të ndërkombëtarëve se Maqedonia po luan me durimin e BE-së, flet për mungesë të kulturës politike në vend, në njërën anë dhe nga ana tjetër, ata që do të humbin beneficionet, sipas analistëve janë pikërisht shteti dhe qytetarët e Maqedonisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
