Agjencia për ushqim dhe veterinari, nis vakcinimi i gjedhit

24.05.2016 16:40

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari fillon vaksinimin e gjedhit në Maqedoni të prekur nga sëmundja e re afrikane që u paraqit kohëve të fundit...

Përfaqësuesit e këtij instucioni informojnë se 50 mijë vakcina veçmë janë në dispozicion për të vakcinuar gjedhin në rajonat ku është paraqitur  kjo sëmundje.

“Vakcinimi ka filluar sot dhe deri tani janë dhënë rreth 250 vakcina tek gjedhi. Kemi siguruar  50 mijë vakcina, sasi e konsiderueshme për të filluar vakcinimin urgjent të gjedhit në rajonet ku është parhapur  kjo sëmundje.  Është paraparë vakcinimi të bëhet në 18 komuna ndërsa qëllimi është të parandalohet përhapja më e madhe e kësaj sëmundje tek kafshët” – tha Zoran Popovski nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Autoritet  e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari nuk e përjashtojn mundësinë që gjatë stinës së verës kjo sëmundje të përhapet edhe në zonat tjera të vendit. Për atë arsye, autoritet parashikojnë sigurimin e edhe 250 mijë vakcinave të tjera gjatë muajve të ardhshme që do të parandalojnë përhapjen e epidemisë më të madhe.

Virusi i ri afrikan u perhap në muajin prill dhe e njëjta sulmon drejtëpërsëdrejti lekurën dhe më pas metabolizmin e kafsheve. Deri tani janë likujduar rreth 1500 kafshe që kanë pasur virusin në fjalë. (Rexhep Qamili, TVM2)