Akademitë e Bullgarisë dhe Maqedonisë të gatshëm të diskutojnë edhe temat e ndjeshme
Akademitë e Shkencave të Maqedonisë dhe Bullgarisë shprehen të gatshme të diskutojnë për të gjitha çështjhet, pa përjashtuar edhe çështjen e gjuhës dhe identitetit...

Një gatishmëri të tillë e shprehin krerët e dy akademive asaj bullgare Stefan Vodeniçarov dhe akademisë së Maqedonisë Taki Fiti, të cilët vlerësojnë se politikanët duhet të kenë më shum gatishmëri që ti dëgjojnë shkenctarët.
“Shkencëtarët janë ata që mund të tregojnë për diçka se si ka qenë dhe eventualisht të sqarojnë çfarë mund të ndodh. Kur të nisin të gjithë të dëgjojnë shkencëtarët, gjithçka do të përmirësohet. Njerëzit që jetojnë në Bullgari dhe Maqedoni nuk kanë probleme, por probleme ka mes burrështetasve” – tha kryetari i Akademisë Bullgare, Stefan Vodeniçarov.
“Mes dy akademive ekziston marrveshje se nuk ka çështje që anëtarët e dy akademive nuk mund ti hapin, madje edhe ato më senzitivet të lidhura me identitetin historinë e kështu me rradhë.Kuptohet të diskutojnë në bazë të prizmës shkencore, me argument dhe fakte. Jemi të vetëdijshëm se çdoherë nuk mund të kemi konsensus për të gjitha gjërat, por megjithatë është me rëndësi që të bisedohet, është me rëndësi të shohim përpara” – tha kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti.
Këto vlerësime të drejtuesve të dy akademive u bënë gjat shënimit të përbashkët të ditës së iluministëve mbarë-slloven Cirilit dhe Metodit, të cilët u tha se u takojnë të gjith poujve sllav e që i bashkojnë edhe maqedonasit dhe bullgarët. (Sanije Kasami, TVM2)
