Maqedoni

Sllupçan: Përkujtohen 10 anëtarët e familjes Zymberi

24.05.2016 18:22

Në praninë e familjarëve, veteranëve e invalidëve të luftës, si dhe mysafirëve tjerë, ndër të cilët ministra të Qeverisë së Maqedonisë...

Në praninë e familjarëve, veteranëve e invalidëve të luftës, si dhe mysafirëve tjerë, ndër të cilët ministra të Qeverisë së Maqedonisë me në krye zëvendës kryeministrin për çështje evropiane, Arbër Ademi, sot, në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan janë përkujtuar 10 anëtarët e familjes Zymberi, të cilët ranë në altarin e lirisë gjatë luftës së vitit 2001.
 
Të përkujtojmë se paraditën e 24 majit të vitit 2001, gjatë granatimeve të parreshtura të forcave maqedonase të sigurisë, nga toka dhe ajri, një predhë kishte depërtuar në bodrumin ku ishin të strehuar familja Zymberi, për të lënë të vdekur 10 anëtarët emoshave të ndryshme të familjes Zymberi: Selvijen, Mersimin, Hisnijen, Nealen, Jenuzin, Syzanën, Valbonën, Nerimanja, Fitoren dhe Fitimin.  
 
Në përkujtim të 10 të rënëve në 24 majin e vitit të kaluar folën Fatmir Limani dhe Abedin Zymberi.
 
Më pas të gjithë të pranishmit bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë. 
 
NEXHAT AQIFI