Futboll
GDS: Hysaj lojtari shqiptar me vlerë më të madhe
24.05.2016 18:29
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian dhe për këtë fakt ka marr edhe vëmendjen e mediave më të rëndësishme sportive në Europë...

“Gazzetta dello Sport” ka bërë një analizë të vlerës monetare të kartonëve të futbollistëve të Shqipërisë.
44.2 milionë euro vlejnë kartonët e lojtarëve kuqezi, të paktën sipas të përditshmes italiane, e cila bën një krahasim me mesfushorin francez Pogba, ku thuhet se vetëm ky lojtar vlen gati dyfishin e kësaj vlere.
Në këtë analizë, lojtari me vlerën më të lartë te Shqipëria është mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, i cili vlerësohet me 9 milionë euro, ndërsa Ansi Agolli ka vlerën më të ulët të kartonit, me vetëm 300 mijë euro, sipas “transfermarkt”, që i është referuar media italian.
Megjithatë, kombëtarja shqiptare do të provojë të bëjë surprizën në Francë pavarësisht vlerës së ulët të kartonëve të lojtarëve.
Kujtojmë që po këta lojtarë ishin që e kualifikuan Shqipërinë në Euro 2016 dhe atëherë vlerësoheshin edhe më pak e u përballët si të barabartë me ekipe si Portugalia e Danimarka me lojtarë shumë herë më të shtrenjtë e në fund ja dolën.
