Botë

Policia në Bruksel ka përdorur topa uji ndaj demonstruesve

24.05.2016 20:13

Policia në Bruksel përdori topa uji ndaj grupit të qindra pjesëmarrësve në protestë kundër reformave qeveritare për punë, ku ka edhe të lënduar...

Protesta, në të cilën merrnin pjesë rreth 60.000 persona, është mbajtur kundër politikës sociae dhe ekonomike të Qeverisë qendrore djathtiste e cila sipas sindikatave do t'i dobësojë shtyllat e sistemit social në Belgjikë. 
 
Sipas liderëve sindikalistë, politika tregtare e kryeministrit Sharl Mishel në dy vitet e fundit ka marrë mesatarisht nga 112 euro në muaj nga çdo familje, ndërsa premtime për vende të reja pune nuk janë plotësuar./mia