Botë

Gjermania propozon 10 për qind nga buxheti i BE-së të shpenzohet për refugjatët

24.05.2016 20:46

Ministri gjerman i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik Gerd Miler propozon që 10 % nga buxheti i përbashkët i BE-së...

Ministri gjerman i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik Gerd Miler propozon që 10 % nga buxheti i përbashkët i BE-së të ridedikohet për zgjidhje të problemeve të vendeve ku ka refugjatë.
 
Në margjinat e Samitit humanitar botëror që u mbajt dje në Stamboll, Miler ka propozuar që me të hollat të menaxhojë një komisar i posaçëm i emëruar nga BE-ja me qëllim që të gjendet zgjidhje e qëndrueshme për krizën e refugjatëve.
 
"Rreth 10% nga buxheti evropian që është një shumë prej përafërsisht 15 miliardë eurosh duhet të përdoren për zhvillim të infrastrukturës", ka deklaruar Miler për mediat turke gjatë samitit në Turqi.
 
Të hollat sipas ministrit gjerman i cili e ka shoqëruar kancelaren Merkel në samit duhet të përdoren për zhvillim të komuniteteve të cilët do t'i pranojnë refugjatët, ndërsa midis tyre janë Turqia, Libani, Iraku dhe gjithkund ku ka nevojë për këtë.