Showbiz

Dublerët përdoren për “Fast & Furious 7”

23.03.2014 18:01

Misteri se çfarë do të ndodhë me rolin e Paul Walkerit në vazhdimin e filmit “Fast and Furious” edhe zyrtarisht është zgjidhur...

Misteri se çfarë do të ndodhë me rolin e Paul Walkerit në vazhdimin e filmit “Fast and Furious” edhe zyrtarisht është zgjidhur.
 
Një burim ka thënë për “The New York Daily News” se “regjisorët kanë punësuar katër aktorë me trupa të ngjashëm me fizikun e Paulit dhe se do të përdoren për të gjitha lëvizjet që do t`i bënte aktori në film”.
Pas vdekjes së Walkerit në nëntor, spekulohej se çfarë do të ndodhte me Brian O’Conner, personazhin e Walkerit. Shumë besuan se në “Fast & Furious 7” O’Conner do të pensionohej apo do të vritej.
 
“Fytyra dhe zëri i Paulit do të përdoren në shumicën e skenave të filmit”, ka thënë ky burim.
 
Xhirimi i pjesës së shtatë të filmit pritet të vazhdojë në muajin e ardhshëm pasi në dhjetor ishte shtyrë xhirimi shkaku i vdekjes së aktorit.
 
Filmi pritet të shfaqet më 10 prill të vitit 2015.
Burimet e afërta me Universal Pictures kanë thënë për Daily News se ata besojnë që fansat do të jenë të lumtur me zgjidhjen që ka bërë studioja filmike.