Maqedoni

Mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë

25.05.2016 09:05

Moti në Maqedoni do të jetë me diell e me vranësira të vogla mesatare dhe me erë mesatare deri të përforcuar kryesisht nga drejtimi veriperëndimor...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 11, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri 27 gradë.
 
Në Shkup, mot i ngjashëm, me diell e me vranësira të vogla mesatare dhe me erë mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. 
 
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme pason periudhë e motit kryesisht stabil dhe të thatë, ndërsa temperatura do të jetë në rritje graduale. Mot posaçërisht i ngrohtë pritet gjatë uikendit dhe në fillim të javës së ardhshme./Mia