Maqedoni
Fillon Panairi i katërt për transport - automjete transportuese
25.05.2016 09:38
Edicioni i katërt i Panairit për transport - automjete transportuese fillon sot në hapësirën e jashtme ekspozuese të Panairit të Shkupit...

Në sipërfaqen ekspozuese nga 2.500 metra katrorë do të prezantohen importues të automjeteve transportuese dhe komerciale, kompani të cilat realizojnë veprimtari shërbyese dhe kompani nga industria përcjellëse për automjetet transportuese. Vizitorët afaristë dhe qytetarët do të mund të shohin brende të importuesve të automjeteve transportuese nga klasi botëror, traktorë, kamionë, por edhe automjete që ndërlidhen, gjegjësisht rimorkio dhe gjysmërimorkio, si dhe automjete furnizimi.
Përmes përfaqësuesve të autorizuar në panair do të prezantohen Shmic Kargobul, Mercedes benz, Iveko, DAF, Kogel, Kron, Volvo, Skania, Grejt voll, Motocentar. Partner i manifestimit do të jetë asociacioni transportues SIZ Maqedoni komunikacion - AMERIT.
Orari i punës së Panairit, i cili do të përfundojë më 28 maj, do të jetë nga ora 10 deri në orën 18, ndërsa hyrja është falas./Mia
