Botë

SHBA, Klinton dhe Trump shumë afër garës presidenciale

25.05.2016 11:36

Demokratja, Hillary Clinton, dhe republikani, Donald Trump, kanë fituar në zgjedhjet partiake në shtetin e Uashingtonit...

Demokratja, Hillary Clinton, dhe republikani, Donald Trump, kanë fituar në zgjedhjet partiake në shtetin e Uashingtonit, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme, duke iu afruar sigurimit të nominimeve të partive të tyre për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
 
Fitorja e zotit Trump e solli në 14 delegatë më pak se kuota 1,237 sa janë të nevojshëm, para se të mbahet konventa republikane për nominim në muajin korrik. Derisa fitorja e Clinton, i krijon asaj avantazh, por sa u përketë delegatëve nuk ka lëvizje pasi në këto zgjedhje partiake demokrate në Uashington nuk ka delegatë.
 
Clintonit i mungojnë vetëm 78 delegatë që ta siguroj nominimin demokart për presidencë. Clinton aktualisht i ka 2,305 delegatë, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders i ka 1,539 delegatë. Për fitore nevojiten 2,383 delegatë.