Maqedoni
Anulohet takimi misioni i BE-OJQ, BE: Takimi u anulua për shkaqe sigurie
25.05.2016 11:40
Delegacioni i BE-së, e anuloi takimin konsultativ mes organizatave dhe lëvizjeve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të ambasadave të vendeve – anëtare të BE...

Delegacioni i BE-së thotë se dyert e tij mbeten të hapura për shoqërinë civile edhe pse disa e pranojnë ftesën e disa jo.
Nga Ky delegacion thonë se takimi anulohet për shkaqe sigurie, pa precizuar se cilat janë ato. Ky vendim i komunitetit ndërkombëtar vjen pas presionit të OJQ-ve, të cilat nuk u pajtuan për t’u ulur në të njëjtën tryezë me strukturë si GDOM.
OJQ-të me nje kumtese te perbashket informojnë se kanë vendosur të mos marrim pjesë takim ku janë të ftuar edhe përfaqësues të lëvizjes të ashtuquajtur GDOM, të cilët haptazi përhapin urrejtje dhe nxisin dhunë.
“Theksojmë se i mbështesim plotësisht përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve – anëtare për të kanalizuar të gjitha kapacitetet demokratike dhe qytetare në drejtim të daljes nga kriza aktuale politike. Por, njëkohësisht alarmojmë se demokratizimi i shoqërisë sonë është nuk është i mundur përmes diskutimeve, negociatave dhe konsultimeve me ata që haptazi kërkojnë ndalimin e organizatave të shoqërisë civile, plumba gome për qytetarët që protestojnë dhe pllaka betoni për ata që nuk janë bashkëmendimtarë ose janë të ndryshëm”, thonë përfaqësuesit e OJQ-ve.
Ata mbeten në qëndrimin se në procesin e zgjidhjes së krizës është e nevojshme të përfshihen përfaqësues të pavarur të shoqërisë civile, por këta përfaqësues, patjetër duhet të kenë një minimum të kapacitetit demokratik dhe të respektojnë vlerat themelore kushtetuese të Maqedonisë.
"OJQ –të janë në dispozicion me të gjitha kapacitetet e tyre dhe janë të gatshme që të kyçen në zgjidhjen e krizës, qoftë nëpërmjet analizave dhe propozimeve për politika, ose përmes vendosjes të lidhjes të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe avokimit për të drejtat, nevojat dhe kërkesat e tyre”, theksuan në një kumtesë të perbashkët 17 organizatat dhe lëvizjet civile.
REJHANE BUSHI METAJ
