Ngjyrosën institucionet, 50 euro gjobë edhe për Piroskën dhe Najçevskën
Drejtorja nga Komiteti Europian te Helsinkut Uranija Pirovska dhe profesorja universitare dhe aktivistja per te dejtat e njeriut Mirjana Najcevska, janë dënuar me 50 euro për shkak të ngjyrosjes së institucioneve gjat protestave nga ana e revolucionit Laraman....

Pirova edhe pse e ka pranuar veprën, nuk e ka nënshkruar urdhërpagesën, sepse sipas saj është e drejtë legjitime, ndërkaq Najçevska ka thënë se për ngjyrosjen e objekteve do të kërkojë autorizim të veprës nga Ministria e Kulturës sepse ngjyrosjen e vlerëson si zbukurim të institucioneve që janë ndërtuar në mënyrë të shëmtuar.
“Sa i perket ngjyrosjes unë do të dërgoj letër deri tek ministria e Kulturës me të cilën do të kërkoj që të më pranohet autorësia për gjithë ngjyrosjet e bëra nga ana ime të Shkupit 20014, për shkak se nuk më pyetën kur e ndërtuan dhe ky është një akt i zbukurimit të ambientit në të cilin unë jetoj” – tha profesoresha universitare, Mirjana Najçevska.
Protestuesit sot gjithshtu u gjenden pranë aktivistëve te tyre që u dënuan. Ata në mëngjes kanë sulmuar dhe objektin e stacionit policor Beko në Shkup. Aktin e fillimit të ngjyrosjes e ka bërë ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Mirjana Najçevska, e cila sot u thirr në bisedë informative në këtë stacion policor për shkak të pjesëmarrjes në protestat.
