Maqedoni
Gjykata kushtetuese: Vendimi për shpërbërjen e kuvendit, antikushtetues
25.05.2016 12:27
Gjykata Kushtetuese vendosi që të anulojë vendimin me të cilin Parlamenti u shpërbë më 7 prill...

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi që të anulojë vendimin me të cilin Parlamenti u shpërbë më 18 janar si dhe vendimi për ndryshimin e vendimit për 23 shkurt me çka përfundimisht zgjedhjet e parakohshme paralamentare të parapara për me 5 qershor, nuk do të realizohen .
Të gjithë nëntë gjyqtarët unanimisht e pranuan iniciativën e BDI-së për kushtetueshmërin e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit.
Ky vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.
Të mërkurën e kaluar u ngrit procesdurë dhe u shpreh dyshimi se vendimi për shpërbërjen e parlamentit është antikushtetues dhe u aprovua masë e përkohshme për të ndaluar të gjitha veprimet që dalin prej saj, do të thotë vendimin për të mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe aktivitetet e ndërmarra zgjedhore nga KSHZ-ja.
Menjëherë pas fillimit të procedures nga kushtetuesja të njëjtën ditë u thirr seanca Kuvendore ku u vendos për shtyrjen e zgjedhjeve, u konstatuan dorëheqjet e ministrave të LSDM-së dhe poashtu janë miratuar edhe disa ndryshime ligjore përfshie dhe ndryshimet në ligjin për falje që I mundëson presidentit të tërheqë abolimin.
SANIJE DURAKU
