Siri, IS sulmon bazën ruse, digjen 4 helikopterë dhe 20 kamionë
4 helikopterë dhe 20 kamionë në një bazë ushtarake Ruse në Siri janë shkatërruar plotësisht si pasojë e një sulmi të Shtetit Islamik...

Në fakt shkak është bërë një zjarr brenda bazës, megjithëse ushtria ruse nuk ka konfirmuar humbjen e mjeteve në fjalë, por pamjet satelitore japin qartësisht pasojat e zjarrit.
Agjencia e lajmeve pranë Shtetit Islamik, Amak, raportoi fillimisht këtë informacion, më pas gjithçka u konfirmua edhe nga mediat ndërkombëtare.
Shteti Islamik postoi një video ku një prej luftëtarëve lëshonte një raketë drejt bazës ushtarake, dhe besohet se kjo raketë të ketë qënë shkaku i flakëve në 20 kampionët e mbushur me predha dhe 4 helikopterët.
Rusia e ka përgënjështruar lajmin dhe nëpërmjet një komunikate për shtyp të ministrisë së mbrojtjes ka deklaruar se asnjë helikopter ushtarak nuk është shkatërruar dhe se Rusia po vijon luftën për të mposhtur terrorizmin, duke shtuar se është e vërtetë që baza ka zona të djegura, por që janë dëmtuar në kohën kur ushtria siriane luftonte me shtetin islamik, akoma pa qënë një bazë ushtarake ruse.
Por ekspertët që kanë analizuar pamjet satelitore thonë se nuk bëhet fjalë për shpërthim aksidental, pasi ka burime të ndryshme të shpërthimeve në të gjithë bazën ushtarake.
