Maqedoni

Protestuesit në Shkup: Nuk lejojmë kthimin e Gruevskit kryeminsitër

24.05.2016 20:36

Revulucioni laraman, kishte në shënjestër sërish minsitrinë e drejtësisë dhe Kuvendin republikan, ndaj të cilëve u hodh ngjyrë...

Njëherit u shpreh pakënaqësi ndaj punës së këtyre institucioneve dhe qeverisë në përgjithsi. 
 
“PO protestojmë në më shum se 23 qytete, zëshëm sëbashku çdo dit kërkojmë ugjentisht të tërhiqet abolimi I presidentit jolegjitim. Të gjith sëbashku krahë për krahë kemi kërkesa për republikë normale të Maqedonisë. Zgjedhje më 5 qershor nuk ka dhe kjo është fitorja jonë e përbashkët por këtu nuk ndalemi, kërkojmë të realizohen të gjitha kërkeat tona. Nuk do të lejojmë qeveri në krye me diktatorin Nikolla Gruevski. Ai politikisht është I pensionuar dhe I ka mbetur të përgjigjet për atë që kja bërë”, tha një protestuease.
 
Protetsuesit insistojnë në nxjerrjen para drejtësisë të gjith atyre që kanë bërë kriminalitet duke mos lejuar që siç theksuan Ivanov të jetë shpëtim I kriminelëve.
 
Poashtu ata theksuan se nuk do të lejojnë që Nikolla Gruevski të kthehet në krye të qeverisë së Maqedonisë.    
 
Poashtu organizatorët e protestës Lëvizja Protestoj kanë theksuar se nuk do të frikësohen nga kërcënimet dhe presionet!
 
Nuk na frikësojnë thirrjet për biseda informative! Duke marshuar rrugëve po lirohemi, tani hapërojmë drejt institucioneve për t’i liruar ata. Fjalët tona, fishkëllima dhe ngjyra janë paralajmërues për një epokë të re. Kohë të qytetarëve aktive, thonë nga “Protestoj”. 
 
MPB  ndërkohë vazhdon të thërasë në biseda informative pjesmarrësit në protesta.
 
Pas gjobës ndaj kreut të Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, për shkelje të ligjit për pastërti publike, nesër në bisedë informative nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë thirrur edhe aktivistja për të drejtat e njeriut dhe profesoresha universitare, Mirjana Najçevska, dhe Urania Pirovska nga Komiteti I Helsinkit.
 
Lajmin e ka konfirmuar “lëvizja Protestoj, nga e cila kanë bërë thirrje që nesër në mëngjes, qytetarët të mblidhen para stacionit policor Beko për t’u dhënë përkrahje  pjesëmarrësve në protesta.
 
BELINDA KOKA ADEMI