Botë
Kabul 10 të vrarë nga sulmi vetëvrasës
25.05.2016 13:38
Një një sulm vetëvrasës në Kabul të Afganistanit, kundër një veture me të punësuar në gjykatë, janë vrarë 10 vetë dhe plagosur 4 të tjerë.

Sulmi ka ndodhur herët në mëngjes në perëndim të Kabulit, me çrast sipas Zëdhënësit të Ministrisë së brendshme avgane, sulmuesi e kishte aktivizuar jelekun me eksploziv në trupin e tij derisa i ishte afruar makinës në rajonin Paghman.
Në mesion e të vrarëve ka punonjës të gjykatës dhe civilë. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
