Maqedoni
Prokuroria Speciale publike: 4 lëndë hetimi për projektin “Shkupi 2014”
25.05.2016 14:53
Prokuroria Speciale ka nisur hetimetm për keqpërdorim financiar gjatë realizimit të proektit Shkupi 2014, të inicuar nga Komuna Qendër...

Këtë e ka konfirmuar Prokurorja Speciale, Lençe Ristovska për portalin Plusinfo duke theksuar se në procedurë parahetimore janë katër raste të reja të cilët kanë të bëjnë me projektin “Shkupi 2014”, me çrast vetëm për përmendoret që janë pjesë e proektit, janë harxhuar mbi 600 milion euro.
“Katër lëndë të lidhura me projektin “Shkupi 2014” në Komunën Qendër me kërkesë të Prokurorisë Speciale , janë marrë për hetim”, ka bërë të ditur prokurorja Ristovska.
Për nisjen e hetimeve Prokuroria Speciale e ka njoftuar edhe Komunën Qendër të Shkupit. Sipas revizionit të kryer nga Komuna Qendër bëhet fjalë për keqpërdorime të miliona eurove të cilët janë harxhuar nga buxheti shtetëror për të ndërtuar përmendoret e Aleksandrit të Madh, Mbretit Samoil dhe përmendoren e Metodija Andonov Çento.
“Dëshmitë që i ka marrë Prokuroria Publike, kanë qenë mëse të mjaftueshme që ajo të hapë lëndë , por për shkak të punës selektive të Prokurorisë Publike, kjo nuk po ndodh. Pas 4 muajsh kemi marrë kërkesë nga prokuroria për materiale të reja. Kjo sipas njohësve tregon se lënda është hapur dhe kjo më dha optimizëm, por prej atëherë Prokuroria po hesht. Nga Prokuroria Speciale kam marrë letër se ata po punojnë në katër lëndë të lidhuar me projektin "Shkupi 2014“. Erdhën në komunën Qendër dhe I morën të gjitha dëshmitë dhe materialet e nevojshme. Jam optimist se PSP shpejtë do të përpunojë lëndën për projektin kriminal “Shkupi 2014”, deklaroi Zhernovski, para pesë ditësh duke u përgjigjur në pyetjen e këshillëtarëve se deri ku ka arritur procedura për 4 rastet e ngritura për projektin “Shkupi 2014’’ të ngritura para dy vite e gjysëm në Prokurorinë Publike.
GYLTENE SINANI
