Maqedoni
Panelistët në “Argument”: Kushtetuesja thelloi krizën, s’ka më kredibilitet
25.05.2016 15:23
Pas vendimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese shteti është zhveshur nga funkionimi i mirëfillt I kushtetutës dhe ligjeve, theksuan panelistët e ftuar në Argument në TVM 2...

Sipas tyre tanimë ka mbetur që cështja të zgjidhet në mënyrë politike.
“Gabimet më të mëdha i ka bërë gjykata kushtetuese si isntitucion I cili ruan arbitraritetin midis pushteteve, si institucion që nuk lejon ngritjen e institucioneve mbi institucionet tjera, dhe në fund të pësojnë qytetarët dhe në fund për këtë është ngrit gjykata kushtetuese. Pra Gjykata Kushtetuese e solli Maqedoninë në këtë krizë të thellë tash është vështirë si do të gjendet dimensioni juridik”, tha Mersim Maksuti, profesor universitar.
“Gjykata kushtetuese ka humbur kredibilitet në opinion, gjithashtu edhe posti I presidentit ka humbur logjikën e ekzistimit si post shtetëror, mos flasim për parlamentit që është bërë makineri votimi”, tha Xhelal Neziri, analist poltik.
Për daljen nga kriza duhet një qeveri kombëtare, thonë analistët të cilët nuk shprersojnë se ekspertët e pavarur do të arrinin ndonjëherë të marrin përkrahje të gjerë politike.
“Qeveria e zgjeruar nuk funksionoj, do te ishte e logjikshme te themi se tani duhet qeveri ekspertesh, por tani per tani nuk shoh hapsirë sepse qeveria ekspertësh nënkupton përkrahje të gjërë politike, garancë nevojitet, por kjo nuk besojse do të ndodhë”, tha Ibrahim Mehmeti, analist politik.
“Ajo që mendoj se është e nevojshme dhe është krijuar si praktikë në vendet tjera ku ka pas kësi lloj krizash janë qeveritë e unitetit kombëtar, apo shpëtimit kombëtar pasi Maqedonia është në situatë të tillë ku së shpejti mund të ndizet fitili i konfliktit”, tha Xhelal Neziri, analist politik.
Pa ndihmën e ndërkombëtarëve Maqedonia nuk do të ketë mundësi të dalë nga kriza, ndërsa sa i përket bllokut të partive shqitare, ata janë treguar më konstruktiv dhe më stabil sa i përket menaxhimit me krizën, vlerësuan panelistët në Argument.
NERMIN MULAKI FEJZULLAU
