Zoran Zaev, partitë në pushtet varrosën Përzhinën; VMRO – DPMNE, respektojmë Përzhinën, LSDM u trembet zgjedhjeve
Lideri i opozitës Zoran Zaev Marrëveshjen e Përzhinës e vlerëson si të varrosur, si pasojë e vendimeve të njëanshme të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit...

Sipas tij çështja më serioze e kësaj marrëveshje ishte qeveria që do t’i përgatisë dhe do t’i zbatonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e sipas Zaev kjo gjë nuk ndodhi.
Ai ndërrimin e ministrave nga partia e tij, e komenton si vendim të njëanshëm të VMRO-së dhe BDI-së dhe jo si pjesë e marrëveshjes së Përzhinës.
“Marrëveshja e Përzhinos është varrosur sepse çështja më serioze e kësaj marrëveshje , Qeveria e zgjeruar e cila do t’i përgatiste dhe do t’i zbatonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, u shkatërrua me vendim të njëanshëm nga liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, të frikësuar nga ajo se mund të përballen para ligjit për ndonjë veprim joligjor që kanë bërë, andaj marrin vendime të tilla , të cilat rrënojnë tërë këtë process. Kujtoni sidomos deklaratat e fundit të Ivanov se do ta përsëriste vendimin për abolim dhe deklarat se PSP vepron në mënyrë selective, apo vetëm kundër një partie politike, këto deklarime paralajmërojnë të ardhme të trishtë për Maqedoninë” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Nga VMRO – DPMNE thonë se po respektojnë mrrëveshjen e Përzhinës, sipas së cilës është paraparë që qeveria që do të organizojë zgjedhjet, të zgjidhet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
“Zgjedhjet duhet të trasojnë rrugën për daljen nga kriza politike në të cilën e futi shtetin LSDM. Marrëveshja kishte një qëllim të qartë që ministrat dhe zv ministrat e LSDM-së të jenë pjesë e qeverisë që do të organizonte zgjedhjet. Por për fat të keq, LSDM dy herë nga frika dhe rejtingu katastrofal I saj, u largua nga përballja me qytetarët në zgjedhje”, thonë nga VMRO.
