Ekspertët: Drejtësia selektive edhe në dënime
Ekspertët juridik vlersojnë se insitucionet e vendit shqiptojnë dënime të ndryshme , varësisht se cilës përkatësi etnike i takojnë të akuzuarit....

Ekspertët juridik vlersojnë se insitucionet e vendit shqiptojnë dënime të ndryshme , varësisht se cilës përkatësi etnike i takojnë të akuzuarit.
Dhe kjo më së miri u vërejt gjatë protestave.
Protesuesit që hodhën gurë ndaj gjykatës në Shkup në protestat për rastin Monstra u dënuan me burg, protesuesit maqedonas përfitojnë vetëm dënime minimale në të holla.
Analisti Naser Ziberi vlerson se drejtësia ka qasje të ndryshme ndaj kryersve të veprave të ndryshme.
“Policia ka denuar ato persona për prishjen e rendit publik dhe ka shqiptuar dënime kundërvajtse të cilët janë me shuma minimale. Por në qofë se aktorët, kryersit e këtyre veprave do të ishin me përkatësi kombëtare shqiptare ose islame sigurisht që nuk do të përfundonte vetem me dënime të shqiptuara nga ana e organeve të rendit për kundërvatje dhe prishje të rendit por do të trajtoheshin si vepra penale dhe madje do të merreshin dënime të rënda, do të kisha thënë, drakonike jo vetëm në para por madje edhe me vuatje të dënimit me burg” – tha eksperti jurdik, Naser Zyberi.
Edhe Naser Raufi, avokati i akuzuarëve në protestat për rastin “ Monstra” , thotë se në një kohë kur disa protestues dënohen me burg e disa të tjerë për të njejtën vepër, dënohen me gjoba qesharake prej dhjetra eurosh, kjo tregon se në vend drejtësia ëhstë selektive.
“Ky dallim është me të vërtet enorm i madh ndërmjet të akuzuarve të rastit të Monstrës që protestuan para gjykatës , të cilët u dënuan me burg prej 3 vjetësh dhe dënimet me gjobë prej 50 eurosh për të njëjtën delikt . Është presedant që për njëtën delikt për një ngjarje praktikisht për marrjen pjesë në protesta të ketë dallime të mëdha. Kjo është presedant juridik që nuk është parë deri tani. Është e qartë se është diskriminim juridik. Për rastin e protestuesve të Monstra pasojat ishi shumë më të vogla për Gjyqin se sa që ishin të rasti i fundit.” – tha avokati, Naser Raufi.
Gjatë protestave për rastin ‘Monstra” , 6 protestues u dënuan me nga 2 vjet e 6 muaj burg.
Deri tani asnjë nga protestuesit pjesmarrës në protestat e Revolucionit të larmë, nuk është dënuar me burg , por vetëm me kusht dhe me gjoba në të holla, më e larta e të cilave është ajo e kërkuar për demolimin e zyrës së presidentit e që arrin në 522 mijë denarë. (Rexhep Qamili, TVM2)
