Kulturë

Tetovë shënohet 170 vjetori i lindjes së Naim Frashërit

25.05.2016 16:35

Me rastin e 170 vjetorit të lindjes së shkrimtarit, poetit dhe rilindasit, Naim Frashri, Akademia Shqiptare Amerikane e shkencave dhe arteve...

Me rastin e 170 vjetorit të lindjes së shkrimtarit, poetit dhe rilindasit, Naim Frashri, Akademia Shqiptare Amerikane e shkencave dhe arteve, organizoi në Tetovë një manifestim kulturor - shkencor në përkujtim të jetës dhe veprës të njërit prej rilindasve më të spikatur në historinë e Rilindjes shqptare. Akademia amerikane shqiptare, është themeluar tre javë më parë dhe ky është aktiviteti i parë i saj. 
 
“Jemi munduar që në mënyrë sa më dinjitoze të shënojmë përvjetorin e lindjes së Naim Frashri , me disa aktivitete shkencore, kulturore dhe arsimore. Kemi fatin si popullatë shqiptare në RM-së që në mes të sheshit Iliria në Tetovë e kemi shtatoren e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri dhe kemi dy universitete në gjuhën shqipe” ,tha Abdullahi Memeti, kryetar i akademisë shqiptare amerikane e shkencave dhe arteve- Shkup.
 
“Rilindja Kombëtare kaloi nëpër një proces të  zhvillimit të pjekurisë shumë të madhe intelektuale , ishte një lëvizje kombëtare ishte një lëvizje e cila kryesisht e organizuar nga kolonit shqiptare të cilat me një herë u formuan pas shpërnguljes shqiptare pesë hapësira të ndryshme me të cilat shqiptarët as një herë nuk u adaptuan. Rilindja kombëtare pati qëllimin e vetë më të rëndësishëm dhe ky ishte qëllimi si të krijohet një pavarësi e një shteti shqiptar një pavarësi me të cilin do të kishte shoqëri të lirë, kulturë e avancuar dhe një shtet I pavarur”, tha Luljeta Isaku, profesore universitare .
 
Ky manifestim u përmbyll  me një akademi përkujtimore , e cila u mbajt  në hapësirat e Teqesë Arabati Baba  në Tetovë.
 
VISAR SADIKI