Maqedoni

Gostivar: Vihet gruthemeli i “Urës së demokracisë”

25.05.2016 17:01

U vu sot gurrëthemeli për ndërtimin e urës së re në qytetin e Gostivarit e cila dukshëm do ta shkarkoje komunikacionin e qytetit...

Ndërtimi i kësaj ure është një ngjarje e madhe për banorët e Gostivarit pasi ajo është e para në 26 vitet e fundit.
 
Ura do të quhet si “Ura e demokracisë”,  pasi kreu i komunës vlerëson se kjo ëhstë ura e parë pë komunikacion që pas ardhjes së demokracisë në vend.
 
Fondet për ndërtimin e urës janë me vlerë prej 23.600.000 denarë dhe u siguruan në formë kredie nga Fondit për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave nëpërmjet një banke komerciale të akredituar nga ky institucion.  
 
Komuna e Gostivarit është Komuna e parë në Maqedoni që përfiton nga ky fond.
 
Ura është paraparë të jetë me gjatësi prej 42 metrash dhe gjerësi 20 metra, do të ketë 4 korsi për vetura, 2 staza për biçiklistët a dhe me 2 trotuare  për këmbësorët.  
 
Ura do të  mbështetet në 8 shtylla mbajtëse dhe sipas parashikimeve duhet të përmfundojë brënde 6 muasjh.
 
LULZIM HAZIRI