Maqedoni

Vendimi i Kushtetueses, BDI: i pritshëm, LSDM: vendim politik, VMRO: Do e e respektojmë

25.05.2016 17:33

Vendimi përfundimtarë i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vetshpërbërjen e fundit të Kuvendit me veprim të prolonguar ka qenë i pritshëm...

Vendimi përfundimtarë i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vetshpërbërjen e fundit të Kuvendit me veprim të prolonguar ka qenë i pritshëm, deklaroi parashtruesi i inicijativës Talat Xhaferi.
 
Sipas tij çdo vendim tjetër do të komlikonte përmbushjen e detyrimeve ligjore për organizimin e zgjedhjeve.
 
Ndërkohë nga LSDM vendimin juridikisht e konsiderojnë të drejtë por me prapavijë politike. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE thonë se inicijativa nuk ishte me vullnetin e tyre porse do ta respektojnë vendimin e gjykatës. 
 
“Ishte e pritshme që edhe vendimi final të korespondojë me përcaktimet  e masës së përkohshme për faktin se do të ishte e pakuptimtë poqëse vendimi final ishte i ndryshëm në situatën kur kishte të bën me aktin e zgjedhjeve të parakohshme duke i pasur parasyshë të gjitha proceduart që kanë skaduar si afate që duhej të përmbushen nga institucionet përkatëse për organizimin e zgjedhjeve”, deklaroi parashtruesi i inicijativës Talat Xhaferi.  
 
“Kjo është politikë e kurdisur në marrveshje midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Vendimi për momentin është juridik por me prapavijë politike ndërsa kjo duheshte të ndodhë në muajin shkurt kur dorzoi kërkesë Pavle Trajanov”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Goran Sugarevski.
 
“Konsiderojmë se nuk përkon me qëndrimet dhe veprimin e partisë tonë megjithatë Gjykata Kushtetuese është institucion e cila duhet që të respektohet në këtë shtet dhe ne si të tillë do ta respektojmë”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski.
 
Lidhur me ndryshimet në ligjin për falje LSDM mbetet në qëndrimin për interpretimin autetntik të nenit 11 të ligjit ndërsa Talat Xhaferi thotë se zbrastira juridike për shfuqizimin e vendimeve është shmangur.
 
“Ne kemi dorzuar kërkesë për interpretim autentik të ligjit për falje. Mbetemi në inicijativën për interpretimin autentik të ligjit dhe nënvizojmë se ajo inicijativë do të duhet patjetër të pranohet dhe ai vendim i Ivanovit të shfuqizohet tërësisht”, shprehet deputeti i LSDM-së, Goran Sugarevski. 
 
“Ndoshta në aspektet e interpretimit qoftë atij akademik apo juridik kemi dallim në interpretim është fakt që ajo len mundësi që kryetari të mundet të vendosë të shfrytëzojë të drejtën me ligj që i jepet për të tërheq vendimet e veta ose ajo të inicohet nga personat e prekur. Kjo varet nga morali apo etika e bartësit të institucionit përkatës”, deklaroi parashtruesi i inicijativës Talat Xhaferi.
 
Sipas Xhaferit BDI edhe më tej mbështesë inicijativën e LSDM-së për të kërkuar përgjegjësi presidentit pas vendimit të tij për falje e cila është futur në procedurë parlamentare.
 
NAIM RAMADANI