Maqedoni
“Revolucioni i Larmë”, ngjyrosin institucionet edhe Zaev dhe Canovski
25.05.2016 21:04
Pjesë e “Revolucionit të larmë” bënë sot edhe Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe zv/kryetarja e partisë Radmilla Shekerinska...

Ata filluan marshin si zakonisht para PSP-së për ti dhënë mbështetje të plotë këtij institucioni. Më pas turma e protestuesve, bashkë me krerët më të lartë të LSDM-së, kanë hedhur topa boje mbi fasadën e Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas kanë vazhduar marshin para Parlamentit.
“Nuk ka tërheqje, nuk mund të na ndalin. Ne po hyjnë në fazën finale nga e cila nuk ka më kthim. Në maqedoni secili duhet ta dijë se ligji është I njejtë për të gjithë. Dhe kjo situatë duhet të marrë fund”, ka thënë Zaev para masës së tubuar.
Edhe lideri i PAE-s Fijat Canoski, ka vënë vulën e ngjyrës ndaj ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë.
“Revolucioni I larmë” sonte ka mbajtur protesta edhe në Tetovë ku demostrantët I treguan pushtetit se nuk kanë frikë të protestojnë në rrugë, për të kthyer demokracinën në institucione.
