Futboll

Cesc: Reali më i fortë me Balen

23.03.2014 18:38

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas beson se Real Madridi është më i fortë me Gareth Balen në radhën e tyre...

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas beson se Real Madridi është më i fortë me Gareth Balen në radhën e tyre.
 
Uellsiani u transferua në Madrid për 100 milionë euro nga Tottenhami dhe deri më tani ka shënuar 10 gola në 20 paraqitje në La Liga.
 
Fabregas ka thënë se ish-lojtari i Tottenhamit e ka përforcuar shumë sulmin e Los Blancos derisa gjigantët spanjollë po përgatiten për derbin e sotëm në Bernabeu.
 
“Me të, ata janë të fortë. Qoftë në gjuajtje, qoftë për gola, qoftë në fazën e sulmit. Ai i ka sjellë shumë kualitete Realit”, ka thënë 26-vjeçi për Marcan.