Botë

Policia turke arretsoi 12 pjesëtarë të dyshuar të SHI-së

25.05.2016 21:37

Dymbëdhjetë persona, për të cilët ekziston dyshimi se janë pjesëtarë të grupit xhihadist Shteti islamik (SHI)...

Dymbëdhjetë persona, për të cilët ekziston dyshimi se janë pjesëtarë të grupit xhihadist Shteti islamik (SHI), janë arrestuar në operacionin e policisë turke në qarkun e Bursës në pjesën veriperëndimroe të Turqisë, kumtoi sot edicioni elektronik i gazetës "Hyriet Dejli Njus".
 
Gazeta, duke iu referuar burimeve policore, thekson se numri i pjesëtarëve të dyshimtë të arrestuar të SHI-së në rajonin e Bursës mund të rritet pas marrjes në pyetje të personave të arrestuar deri më tnai.
 
Operacioni u zbatua mbrëmë vonë në tre komuna në qytetin e Bursës, me ç'rast janë arretsuar 12 persona, të cilët ngarkohen se kanë mbajtur lidhje me anëtarë të SHI-së në Siri.
 
Përveç në Bursë, policia zbatoi operacion edhe në qarkun Gaziantep në Turqinë juglindore, me ç'rast është bastosur shtëpia për të cilën ekzistonte dyshimi se e shfrytëzojnë anëtarë të SHI-së.
 
Gjatë bastisjes së shtëpisë, pjesëtarët e njësisë antiterroriste të policisë turke nuk gjetën dëshmi për aktivitete antiligjore./mia