Përfundon projekti për implementimin e masave dhe shërbimeve aktive për punësim
26.05.2016 09:48
Në BE Info qendrën në Shkup sot do të përfundojë tuining projekti për mbështetje të Agjencisë për Punësim në implementimin e masave dhe shërbimeve aktive për punësim...

Projekti është zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ministrisë për Siguri Sociale dhe Punë të Lituanisë.
Është paralajmëruar edhe fjalim i ambasadores gjermane Kristine Alt'hauzer, drejtorit të Agjencisë për Punësim Vllatko Popovskit, si dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe të tuining këshilltarit rezident Aksel Bauerger. (mia.mk)
