Gjatë të shtënave në një koncert në Nju-Jork vritet një person, ndërsa plagosen tre të tjerë

26.05.2016 10:36

Një person mbrëmë është vrarë gjatë të shtënave në sallën "Irving Plaza" në Nju-Jork, ku repisti Ti Aj duhej të mbante koncert, ndërsa edhe tre të tjerë janë plagosur, publikoi "Njujork tajms"...

Të shtënat kanë ndodhur në orën 22:15 në sallën e Menhetënit, në të cilën ka vende për rreth 1.000 vizitorë.

Policia informoi se një burrë 34-vjeçar është plagosur në gjoks, ndërsa një burrë 33-vjeçar është plagosur në pjesën e barkut. Njëri prej tyre më vonë ka ndërruar jetë në spital, por policia nuk saktësoi se kush.

Një grua 26-vjeçare është plagosur në këmbë. I plagosuri i katërt vetë ka kërkuar ndihmë në spital.

Njëri nga dëshmitarët ka deklaruar se repisti duhej të dilte në skenë rreth orës 21 ose 21:30, por ai aspak nuk është paraqitur.

Tani për tani nuk ka të arrestuar në incident, shtojnë mediat amerikane.