Indonezi, dënim me vdekje për pedofilët
26.05.2016 11:19
Indonezia ka aprovuar ligjin për të dënuar me vdekje apo me kastrim kimik, ata që abuzojnë seksualisht me fëmijët...

Kjo masë e ashpër vjen pas disa rasteve të rënda përdhunimesh të fëmijëve, përfshirë atë të një 14 – vjeçareje, e cila humbi jetën.
Presidenti Joko Widodo tha se ky rregullim në legjislacion ka për qëllim të tejkalojë krizën e shkaktuar nga dhuna seksuale ndaj fëmijëve.
Më parë, dënimi maksimal për përdhunimin, si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, ishte 14 vjet burg.
Rasti i adoleshentes Yuyun, 14 – vjeçarja që humbi jetën në një shkollë në Sumatra, shkakoi reagime të ashpra në opinionin publik.
