Reforma për kodin e punës, Franca nën pushtetin e grevave
Punëtorët e centraleve bërthamore në Francë kanë planifikuar një grevë një ditore, në shenjë kundërshtimi ndaj reformës së puntorëve që po diskutohet në Parlamentin e Francës...

16 nga 19 centrale që ka gjithsej në Francë do t’a pezullojnë aktivitetin e tyre për të shprehur papajtueshmërinë në lidhje me reformën e propozuar.
Kjo grevë është parë me shumë shqetësim nga qeveria franceze, pasi centralet bërthamore prodhojnë afro 75% të të gjithë energjisë elektrike në vend, ndaj një ditë proteste do të sillte humbje të konsiderueshme.
Më herët edhe puntorët e rafinerive të naftës bënë të njëjtën gjë duke ndërprerë prodhimin.
Si pasojë, afro 40% karburanteve në Francë kanë mbetur pa rezerva ose me rezerva të pakta të naftës dhe të nënprodukteve të saj.
Sindikatat kërkojnë që qeveria të kthejë reformat e iniciuara në Parlament në fillim të këtij muaji, ku preket Kodi i Punës dhe veçanërisht orari i detyrueshëm i orëve të punës në javë.Franca prej vitit 2000 ka pasur të miratuar me ligj 35 orë punë në javë.
