BDI përkrah iniciativën e LSDM-së për shkarkimin e Ivanovit

26.05.2016 13:11

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përkrahur iniciativën e LSDM-së për shkarkim të presidentit Ivanov, që është hapur në lidhje me vendimin për falje.

Iniciativa ka marrë përkrahjen e 50 deputetëve, numër që është i mjaftueshëm për futjen e kësaj iniciative në rend dite të Kuvendit, mirëpo që nuk mjafton për shkarkimin e Ivanovit. 

Për impiçment të presidentit nevojitet shumicë prej dy të tretave , apo 83 vota të deputetëve.

Aktualisht në parlament shumicën e ka VMRO-DPMNE me  59 deputetë. Kërkesa e LSDM-së është dorëzuar më 13 prill, apo një ditë pasi Ivanov, i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Këto ditë kjo iniciativë u është dhënë më të gjithë deputetëve, ndërkaq e kanë nënshkruar më shumë se 50 prej tyre dhe ajo është e mjaftueshme që të hyjë në procedurë parlamentare.

Kryetari i Kuvendit është i obliguar që për këtë iniciativë të formojë komision, i cili për 7 ditë nga dita e formimit patjetër do të duhet të jep raport.

Kuvendi do të duhet të vendosë në afat prej 7 për shkarkimin e kryetarit të Maqedonisë. Deputetët do të debatojnë për këtë iniciativë.