Nimic, zgjidhni qeverinë e re, pastaj bisedojmë për emrin
Ndërmjetësuesi në kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, deklaron se për sa kohë që zgjat kriza politike...

Ndërmjetësuesi në kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, deklaron se për sa kohë që zgjat kriza politike, ndërmjetësi i OKB-së nuk mund të luajë asnjë rol konstruktiv rreth çështjes për emrin.
Një gjë e tillë është e pamundur të diskutohet derisa në Shkup nuk zgjidhet qeveri korrekte dhe demokratike thotë Nimic.
“Besoj se liderët politikë në Maqedoni duhet ta vendosin interesin kombëtar në vendin e parë, mbi politikat tradicionale dhe të marrin parasysh çka është më e mira për popullin”, theksoi Nimicnë njëintervistë për mediat në vend.
Sipas tij, liderët duhet të tregojnë pjekuri dhe mençuri dhe të lëvizin në drejtim konstruktiv, sa më herët aq më mirë.
“Me të vërtetë shpresoj se së shpejti do të zgjidhet ngërçi aktual politik dhe besoj se këtë do të mund ta bëjë vetëm përmes zgjedhjeve parlamentare të cilat i plotësojnë kriteret nga Marrëveshja e Përzhinës. Pasi do të krijohet qeveri zgjedhore demokratike, ju siguroj se prioriteti më i lartë në emër të Kombeve të Bashkuara do të jetë përfshirje e sërishme serioze e palëve ndërkombëtare që të zgjidhet çështja për emrin”, thotë ndërmjetësuesi Methju Nimic.
