Ministri Driton Kuqi takoi drejtorin e MEPSO-s
Ministri i ekonomisë Driton Kuqi, sot realizoi një takim me drejtorin e përgjithshëm të SH.A. MEPSO, Sinisha Spasov....

Bëhet fjalë për takimin e parë të përbashkët, me iniciativë të ministrit të ekonomisë, me qëllim të prezantimit të gjendjes të projekteve aktuale të përbashkëta dhe vërtetimin e dinamikës së realizimit të tyre.
Drejtori i MEPSO-s Spasov e njoftoi ministrin Kuqi me projektet të cilat janë realizuar, por i prezantoi edhe aktivitetet vijuese të sistemit shtetëror të distribuimit si dhe projektet të cilat janë planifikuar për periudhën e ardhshme, ndërsa kanë të bëjnë me ndërtimin e largpërçuesve interkonektiv, dhe atë me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe vendet tjera.
Temë e bisedimit ishin aktivitetet për rekonstruktimin e largpërçuesve ekzistues dhe të atyre të reja në territorin e Maqedonisë.
Kuqi dhe Spasov vënë theks të veçantë edhe përgatitejve të Samitit të Parisit, veçanërisht në sferën e masave të buta në energjetik; lektrikë, balancimin ndërkufitar dhe obligimet tjera që rrjedhin nga anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkësinë Energjetike.
