Botë

Vizita e Obamës në Evropë në jehonën e krizës rreth Krimesë

23.03.2014 15:43

Obama do të përpiqet që t'i bind aleatët e tij se SHBA-ja qëndron pas tyre dhe do ta vërtetojë politikën ameriknae në lidhje me negociatat bërthamore me Iranin...

Obama do të përpiqet që t'i bind aleatët e tij se SHBA-ja qëndron pas tyre dhe do ta vërtetojë politikën ameriknae në lidhje me negociatat bërthamore me Iranin.
 
Pjesëmarrja e Obamës në Samitin e nesërm i treti me radhë për siguri bërthamore në Hagë, ngjarje e cila doli pikërisht nga nisma e tij për parandalimin e përhapjes së armëve për shkatërrimin masovik dhe materialit radioaktiv, është planifikuar me muaj të tërë, por për shkak të krizës në Krime u shndërrua në turneun më të rëndësishëm evropian të ndonjë presidenti amerikan gjatë viteve të kaluara.
 
Obama u angazhua që në të njëjtën kohë në Hagë të mbahet edhe Samiti i Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara, në të cilin ai do t'i intensifikonte angazhimet me nismën e Rusisë dhe do t'i ekspozonte pasojat për këtë vend për shkak të bashkimit të Krimesë.
 
Tema për Krimenë me siguri do të dominojë në Samitin për siguri bërthamore në Hagë, ndërsa do të jetë edhe temë gjatë vizitës së Obamës në Bruksel, ku do të takohet me liderët e Bashkimit Evropian, Herman van Rompuj dhe Zhoze Manuel Baroso, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen.